Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, sot u takua me zëvendësministrin kinez të Punëve të Jashtme, Çao Vang, i shoqëruar nga delegacioni kinez dhe ambasadorja kineze në Maqedoni, Jin Liksian.

“Republika e Maqedonisë do të arrijë suksese të mëdha me Qeverinë e kryesuar nga Ju”, është vlerësimi që ia transmetoi Vang Zaevit.

Ai e shprehi mbështetjen e Kinës për proceset reformuese, që i ka hapur Qeveria e re me qëllim të jetës më të mirë, cilësore për qytetarët e Maqedonisë.

“I vlerësojmë përpjekjet e Maqedonisë për reformat që po i bën, për thellimin e bashkëpunimit me vendet nga fqinjësia, si dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha zëvendësministri kinez Vang.

Në takim u shpreh përcaktimi i përbashkët për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe mbështetjes së mëtutjeshme të ndërsjelltë.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria i mbështetë Forumin The Belt and Road, për bashkëpunim ndërkombëtar të mbajtur në Pekin të këtij viti, projektin 16+1, samitin e ardhshëm në Budapest në nëntor dhe shtoi se Kina do të ketë në të ardhmen partner akoma më të mirë në Republikën e Maqedonisë, në relacionet ekonomike-tregtare.

“Treguam se qëllimi ynë është të përmbushet në tërësi implementimi i dy autostradave, Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, që po i ndërton komapnia kineze në bashkëpunim me ndërmarrje vendore. Në plan është nënshkrimi i disa memorandumeve edhe me disa kompani kineze që janë të pranishme në rajon, në sferën e energjetikës dhe komunikacionit hekurudhor. Kjo tregon se në Kinën e shohim partner të madh ekonomik”, tha Zaev.

Është arritur marrëveshje për mbështetje të ndërsjelltë qeveritare ndaj komuniteteve afariste të të dy vendeve, për bashkëpunim të prëforcuar në pjesën e ekonomisë dhe tregtisë, por edhe në sfera të tjera të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.

Zëvendësministri Vang kumtoi se kompani kineze tashmë janë të interesuara për të investuar në Maqedoni. në pjesën e teknologjisë së lartë, investime në parqe industriale, si dhe në telekomunikime, arsim, shkencë, turizëm.

“Qëllimi i Qeverisë është të hapë vende të reja dhe mirë të paguara të punës, t’i motivojë të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në vendin e vet, ndërsa projektet e këtilla mund vetëm të kontribuojnë drejt asaj”, shtoi kryeministri Zaev.

Në takim është përshëdnetur nga të dyja palët miqësia tradicionale mes Maqedonisë dhe Kinës dhe është arritur marrëveshje për bashkëpunim të mëtutjeshëm intensiv, për çka vlerësohet se janë krijuar kushtet.