Kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë akuzat e Gruevskit se pushteti ka kryer çfarëdo presioni dhe kërcënimi ndaj votuesve.

“Unë nuk pashë kurrfarë serioziteti në deklaratat që ai i dha në intervistë dhe nuk mundem logjikisht të konkludoj se cilët janë dëshmitë dhe shkaqet e këtyre akuzave” deklaroi sot Zaev në Kavadar.