Drejtori Sportiv i Romës, Monchi gjatë janarit të vitit 2018 do të tentojë serish transferimin e mbrojtësit të Realit, Nacho Fernandez

Skuadra e Romës gjatë verës së kaluar tentoi transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Nacho Fernandez, i cili është vetëm zëvendësues në skuadrën e Zinedine Zidane.

Transferimi dështoi, pasi lojtari dëshironte të qëndronte në Madrid dhe të luftonte për një vend në skuadrën e parë.

Në fillim të këtij sezoni Nacho ka luajtur shumicën e ndeshjeve, shkaku i lëndimeve të qendërmbrojtësve dhe mbrojtësve të krahut.

Ai ka treguar paraqitje të mira, duke bërë që Roma të kthej sërish vëmendjen për të dhe gjatë janarit do t’i bëjë një ofertë Realit, shkruan Calciomercato.

Transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi Zidane nuk dëshiron shitjen e tij