Arsenal do të vihet në lëvizje vitin e ardhshëm për të siguruar sulmuesin e Milanit, Andre Silva. “Topçinjtë” e konsiderojnë portugezin si një kandidat potencial për të zëvendësuar Alexis Sanchez që në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga skuadra londineze.

Sipas “The Sun”, nëse Milani nuk e mbyll mirë këtë sezon, kuqezinjtë do ta kenë të vështirë të mbajnë në ekip 21-vjeçarin dhe Arsenal do ta ketë më të lehta ta transferojë në Londër.