Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, ka thënë se Thomas Muller ishte në çdo pjesë të fushës ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve. Muller shënoi një gol në fitoren 3-0 ndaj skuadrës belge.

“Thomas luajti në të njëjtin pozicion si të dielën dhe luajti shumë mirë. Ai jo vetëm që shënoi një gol, por ai punoi shumë dhe vrapoi shumë”, tha fillimisht Heynckes.

“E pashë Thomas Mullerin e vjetër, atë të cilin unë e njoh”, shtoi tekniku i bavarezëve.