Kampionati Botëror “Rusi 2018” mund të luhet pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Messit i duhet një fitore e domosdoshme ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit me Argjentinën, në të kundërten do të jetë tifoz i Kupës së Botës.

Në situatë pak më të mirë është Ronaldo me Portugalinë të cilët kanë gjasa për të siguruar kualifikimin në “Play Off”.

Alexis Sanchez e Radamel Falcao janë dy tjerët tjerë nga Amerika e Jugut që me shumë gjasa do të jenë jashtë Kupës së Botës.

Modric e Kovacic po ashtu kanë rrezikuar me Kroacinë pjesëmarrjen pas barazimit mbrëmë me Finlandën.

Bale, Eriksen, Robben, Hamsik, Dzeko, Pjanic dhe “yjet” e Italisë po ashtu rrezikojnë ta shikojnë Kampionatin Botëror nga televizori.