Shqiptarët e Zvicrës dhanë maksimumin në fitoren me rezultat 5:2 kundër Hungarisë, në ndeshjen e xhiros sw nëntë të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018” në futboll.

Në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel, në një atmosferë të mirë sportive. Zvicra shkwlqeu me lojë e me gola. Sidomos në 45 minuta e parë zviceranët ishin të përsosur duke shkelw çdo gjë para vetes. Në bazë ta rasteve fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, por Hungaria ka qenë me fat. Në minutën e 18-të, portieri Gulasci bëri gabim trashanik, ku përfitoi mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, duke e kaluar në epërsi (1:0) Zvicrën. Pas dy mintave Frei thelloi epërsinë nw 2:0, ndërsa në minutën e 31-të, Shaqiri doli në pozitë të shkwlqyeshme por portieri hungarez me mund të madh e dëboi topin dhe shpëtoi gol të sigurt.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Xherdan Shaqiri dinak me të djathtën për bukuri fut një top brenda 16-shit dhe Zuber shënoi për 3:0. Në minutën e 49-të, Zuber nga rreth 17 metra me një goditje të fortë e mposhti portierin Golascio që nuk reagoi si duhet dhe 4:0. Pas dhjetë minutave (59′) Guzmics ngushtoi rezultatin në 4:1, i cili nga afërsia e mposhti portierin Sommer. Në minutën e 83-të, Shaqiri i vëmendshëm për bukuri asiotoi deri te Lichtsteiner dhe ky me një goditje të furishme shënoi për 5:1 dhe Ugrai (89′) ngushtoi humbjen në 5:2.