Futbollisti Granit Xhaka ka lavdëruar cilësitë e Cristiano Ronaldos para ndeshjes me kombëtaren e tij ndaj Portugalisë më 10 tetor në Lisbonë.

Xhaka beson se Ronaldo nuk është Portugali, por kombëtarja e tij është vetë Ronaldo pasi mbështetet plotësisht tek ai, raporton Rmadridalbania.

”Unë e admiroj atë. Ai është një lojtar unik. Me të, Portugalia është një skuadër krejtësisht ndryshe. Secili lojtar i tyre ka 5% më shumë vetëbesim kur ai është në fushë.”

”Ai nuk është Portugali, por Portugalia është Cristiano.”

Ai shton: ”Ndeshja ndaj tyre në Lisbonë do të tregojë se sa kemi përparuar. Ne duhet të përgatitemi për këtë ndeshje sikur të luanim për një titull”.