Pas ceremonisë së inaugurimit të godinës së re të Vettingut, te ish-ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një status në Twitter ai shkruan se pas 3 vjet punë, impenjim e sakrifica mbërritëm këtu.

“Vetingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Flm të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë. Vetingu për një fytyrë të re drejtësie,force dhe besimin e njerëzve. Të shpresojmë te ata që e kane marrë përsipër këtë mision historik. Urime” shkruan ministri, i cili ka qenë Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi.

Përpos sistemit të drejtësisë, Xhafaj ka deklaruar se do të ketë Vetting edhe në institucionin që ai drejton për të larguar nga policia e shtetit të gjithë të inkriminuarit dhe të korruptuarit.