Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të heq dorë nga sulmuesi kilian, Alexix Sanchez

Wenger nuk pranoi shitjen e tij gjatë kësaj vere për 60 milionë euro në Manchester City, pasi shpresonte se do të bindte për ta vazhduar kontratën.

Pasi kjo nuk po ndodh, atëherë trajneri francez dëshiron që në janar të shkëmbejë atë me yllin e PSG-së, Julian Draxler, shkruan Daily Mail.

Gjermani nuk është pjesë e formacionit të parë të PSG-së dhe Arsenal do të ishte një mundësi e madhe për të.

Kështu ai do të luante rregullisht dhe do të siguronte një vend për Kupën e Botës.