Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot prapa dyerve të mbyllura pati sipas kabinetit të tij “bisedë të hapur dhe të sinqertë” e cila zgjati një orë e gjysmë.

Në kumtesën e cila më pas iu dërgua mediumeve nga kabineti i Vuçiqit thuhet se Hojt Ji ka shprehur shqetësim lidhur me perceptimin se Serbia me një këmbë është në rrugën drejt BE-së, ndërsa me tjetrën drejt aleancës me Rusinë. Ai, gjithashtu, ka shprehur shqetësim për shkak të ndikimit rus në rajon.

Hojt Ji pos tjerash, ka insistuar në zgjidhjen e rastit me vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999 dhe në rastin e djegies së Ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008.

Siç qëndron në kumtesën nga Shërbimi për bashkëpunim me mediumet, presidenti serb me kujdes e ka dëgjuar përfaqësuesin amerikan dhe në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë iu është përgjigjur vërejtjeve të tij. Përmbajtja e përgjigjes së Vuçiqit do të publikohet në ditët në vijim.