Ish-modelja i dha fund jetës 11 muaj nga lindja e djalit. Mund të ketë ndikuar depresioni pas lindjes që e çoi Angela Cavinaton 38 vjeçe nga Oriago, të vetëvritej. Të martën ajo shkoi në punë si çdo ditë tjetër dhe u kthye në shtëpi në orën e drekës për të përqafuar djalin.

Më pas gjatë pasdites tha se ndihej e lodhur. Mjaftuan pak minuta në vetmi që ajo të kryente gjestin fatal. Ajo ishte shumë e njohur jo vetëm për bukurinë por edhe mirësinë që kishte.

“Kishte aftësinë t’u jepte gëzim njerëzve. I trajtonte të gjithë me ëmbëlsi dhe me një durim që pak njerëz e kanë”, kujton mikesha e modeles. Bukuroshja veç karrierës si modele, ishte diplomuar edhe në ekonomi ndërsa punonte në studion e të atit si konsulente pune.