Viktimat e ngjarjes  së rëndë në Gjirokastër, çifti i bashkëshortëve Kosta nuk janë të panjohur në Gjirokastër, kjo pasi burri është një muzikant, kurse gruaja mësuese. Ata u bën edhe personazhe publike, pasi kanë qenë  pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty’ në emisionin e “E diela shqiptare’, kur Afërdita i kërkoi bashkëshortit të saj, Leko Kostës, t’i rikthehej dashurisë së tij të madhe: saksofonit.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe. Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek ‘E Diela Shqiptare’, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: ‘Ky saksofon është për ty shumë i shtrenjtë, por për mua akoma më ‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë.

E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht. Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshorti i saj i 2-të shkonin shumë mirë.

E në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun. ‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita.