Stephen Paddock, autori i masakrës së Las Vegasit, i cili i mori jetën 58 personave dhe la të plagosur gati 500 të tjerë, dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte dy muaj më parë në Festivalin e Lollapalooza në Çikago.

Tashmë janë zbuluar detaje të reja nga autori i masakrës, i cili dy muaj më parë kishte rezervuar dy dhoma hoteli me pamje nga zona ku u mbajt festivali.

Në mesin e më shumë se 400 mijë personave në Lollapalooza këtë vit ishte e pranishme edhe vajza e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Malia, përcjell TCh.

Të dy dhomat e rezervuara të hotelit ishim me pamje nga turma e pjesëmarrësve në festival, e ngjashme me atë të masakrës së Las Vegasit.