Në Kërçovë nga gjithsejtë 50.578 banorë me të drejtë vote, deri në orën 13;00 kanë votuar 26 për qind e votuesve. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor të Kërçovës votimi në mbarë Komunën po zhvillohet i qetë dhe pa probleme të theksuara, me përjashtim që në disa vendvotime është vërejtur mosfunksionimi i llambave ultra-violetë, por është kërkuar menjëherë zëvendësimi i tyre. Edhe në Zajas procesi i votimit ka rrjedh pa probleme të theksuara.