Votat e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit për Arben Taravarin duket që kanë pasur një kosto të lartë financiare. Sipas dëshmive të siguruara në rrugë zyrtare, mbi 2 milion euro Taravari ka lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në llogari të firmave që drejtohet nga njerëz të afërt Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

Dokumentet zyrtare qartësojnë se Taravari ka derdhur mjete financiare marramendëse në konton e kompanisë VIA DOO Vevçani. Sipas vërtetimin nga regjistri qendror, pronari i firmës është Gjoku Ugrinovski njeri i afër i Krsto Mukovskit i cili në publik u bë i njohur me veprimin e tij në ngjarjet e Parlamentit. Mukovski u pa se si hapte dyert e Parlamentit që vulgarët të depërtojnë brenda ku më së keqi e pësoi lideri i tij, Ziadin Sela.

Më datë 09/08/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar furnitorit VIA DOO Vevçani Struga mjete financiare në vlerë prej 12.174.250,oo denarë. Më datë 14/09/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar të njëjtit furnitor pra VIA DOO Vevçani Struga mjete financiare në vlerë prej 22.823.719,oo denarë. Në total, për dy muaj, Taravari kësaj firme të afërt me Sasho Mijallkovin i ka lëshuar 34.997.969.00 denarë apo 570 mijë euro.

Skandali thellohet edhe me kompaninë tjetër Intrakom Kontrak Sosiete, firmë kjo greke e cila formalisht formalisht fitoi tenderin për ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip, kurse nënkontraktor është firma Beton Shtip, pronë e familjes së famshme të Gruevskit.

Më datë 09/08/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar furnitorit Intrakom Kontrak Sosiete mjete financiare në vlerë prej 32.897.714,oo denarë. Më datë 20/09/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar po të njëjtit furnitor Intrakom Kontrak Sosiete mjete financiare në vlerë prej 31.971.597,oo denarë apo rreth 1.5 milion euro në total. Në të gjitha rastet, vlera e mjeteve arrinë në mbi 2 milion euro.

Ministri Taravari që në fillim të detyrës së tij nuk ka hapur asnjë procedurë për rishqyrtimin e tendereve për ndërtimin e Qendrës Klinike të Shkupit me vlerë 73 milion euro, si dhe Spitalit Klinik të Shtipit me vlerë prej 36 milion euro. Në të dyja rastet, fitues i tenderit është kompania Intrakom Kontrak Sosiete, kompani e klanit të Gruevskit dhe Mijallkovit.

Dy firmat e lartëpërmendura janë firma të njerëzve të afërt me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin. I afër është edhe Jovan Grposki i cili vazhdon të mbahet nga Taravari si këshilltar shtetëror. Më datë 03/10/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar Jovan Grposki neto kompensim për muajin e 9-të prej 150.000,00 denarë si kompensim mujor si këshilltar shtetëror. Grposki vazhdon të jetë këshilltar shtetëror që nga koha e kabinetit të Todorovit. Po ashtu, ka qenë drejtor i Fondit Shëndetësor. / ain-online.com