VMRO DPMNE-ja akuzon Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski se po keqpërdor këtë dikaster. Oliver Andonov nga partia e Gruevskit tha se kjo ministri nuk po ndërmerr asnjë masë kundër krimeve zgjedhore. Sipas tij, çdo ditë pas rrethit të parë zgjedhor qytetarët janë dëshmitarë të blerjes klasike të votave dhe kërcënimeve në vende të ndryshme, si në: Demir Kapi, Shtip, Gazi Babë, Makedonska Kamenicë.

MPB-ja nën komandë të nënkryetarit të LSD-së vazhdimisht hesht dhe nuk reagon për krimet zgjedhore. MPB-ja hesht para kërcënimeve publike, shantazheve dhe ryshfetit. Për më tepër, nënkryetari i LDS-së edhe më tutje e keqpërdor ministrinë, duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj kandidatëve për kryetarë të komunave nga VMRO-DPMNE-ja. Duke vepruar kështu, Ministria e Brendshme tërësisht vihet në shërbim politik dhe e ndihmon krimin zgjedhor- deklarojë Oliver Andonov, VMRO DPMNE.