VMRO në një pres konferencë ka akuzuar sot funksionarët e LSDM-së se përvec rrogave, e kanë futur veten edhe në listën e këshilltarëve në ministri të ndryshme. Nga VMRO kërokjnë përgjegjësi nga sekretari shtetëror në ministrinë e shëndetësisë, Vladimir Miloshev, që u gjend edhe në listën e këshilltarëve të ministrit Taravari.

“Skandal i madh është që sekretari shtetëror në ministrinë e shëndetësisë dhe kryetar i organizatës komunale të LSD në Shtip Vladimir Miloshev, përveç se merr pagë për funksionin që e ushtron ai ka vendosur veten edhe në listën e këshilltarëve të ministrit duke siguruar edhe një honorar shtesë. Ky rast nuk është i vetëm sipas dokumenteve që janë paraqitur në media qartë shihet se një numër i caktuar i këshilltarëve në të njëjtën kohë edhe janë pjesëmarrës në komisione të ndryshme dhe këshilla drejtuese ku marrin plus edhe nga një pagë shtesë. Nevojitet përgjegjësi. Kërkojmë që përveç tërheqjes nga funksionet e dyfishta ti kthejnë paratë në buxhetin e shtetit dhe duhet të japin përgjegjësi. Paratë që LSD i hedh nuk janë para të tyre, por janë para të qytetarëve të Maqedonisë dhe këtë qytetarët do ta dënojnë më 15 tetor” – tha Marija Andonovska nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

Comments are closed.