VMRO DPMNE i ka quajtur gënjeshtra dhe manipulime deklaratat e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski.

Policia partiake e LSD-së, po keqpërdoret për qëllime zgjedhore, një kandidatët për kryetarë komune nga VMRO-DPMNE, ëhstë keqatrjtuar me armë zjarri të drejtuar në kokë, pa asnjë arsye dhe ndaj asnjë pjestari të MPB-së nuk është vërtetuar përegjëgjësi për rastin.

Janë ngritur padi penale  fiktive vetëm  kundër kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE, të cilat janë produkt i hajkës politike të drejtuar nga LSD dhe strukstrrave politike të saj në MPB. Cdo ditë, policia frikëson dhe bën presion ndaj qytetarëve. Policia e Spasovskit nuk ka zbardhur ende se kush qëndron pas bombës së hedhur në oborrin e një aktivisti të VMRO-së. Policia e Spasosvkit ende nuk ka zbardhur kush qëndron pas thyerjes së shtabit të VMRO-së në KIsella Vodë, e as thyerjen e shtabit të Partisë Demokratike të serbëve.

Policia e Spasovskit i liroi kriminelët Krasniqi e Bajrush, teksa shënoi si arritje të madhe arrestimin e Edmond Temelkos, i cili është me shëndet të dobët. Policia e Spasosvkit merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha parregullsitë e LSD-së e kjo tregon frikën që I ka përfshirë nga humja e afërt, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj intervistës së ministrit të brendshëm Oliver Spasosvki.