Premtime për fillim të epokës së re për zhvillim të komunave përmes projekteve me afate konkrete për kushte më të mira për qytetarët, ndërsa në Shlup bulevarde të reja, ujësjellës, sipërfaqe të reja, transport bashkëkohor publik, projekte kapitale dhe investime, tha sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin qendror në Shkup të Koalicionit për Maqedoni më të mirë.

“Bashkangjituni epokës së re që të përshpejtojmë përparimin e Maqedonisë dhe të qyteteve dhe fshatrave tona. Nuk do t’ju zhgënjejmë, ju japim fjalën me emër dhe me nder”, tha Gruevski.

Ai vlerësoi se pjesëmarrësit në tubim me praninë e tyre e kanë shndërruar ditën e zgjedhjeve – 15 tetorin në fitore dhe kërkoi në këtë ditë, siç tha, qytetarët ta lëshojnë dritën që të përfundojë erësira.

Qytetarët çdoherë meritojnë më mirë, ndërsa me epokën e re të cilën e premton, paralajmëron 150.000 vende të punës, rënie të papunësise për 10 për qind, tatime më të ulta, rroga më të mëdha, pensione, subvencione.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski në tubimin e sontëm tha se do të fitojnë për një përparim modern të Shkupit, për Shkupin ku do ketë bashkëjetesë dhe respekt, për një Shkup solidar, për Shkupin ku do të zhvillohet dhe do jepen mundësi për të gjithë me zgjidhje dhe shancë për të gjithë.

“Biem dhe zgjohemi me problemet të cilat me realitetin dhe zgjidhjen i bëjmë për qytetin ku u lindëm, u rritëm, u shkolluam, u punësuam, formova familje. Shkupi është i joni dhe i hapur për të gjithë, qyteti i paqes dhe solidaritetit. Ky është Shkupi jonë. Unë nuk jam njeri që flas por jam njeri që dua dhe din të punojë, i përkushtohem punës, ndërtoj dhe rekonstruoj për një jetë më të mirë në sferën e gjelbërimit, infrastrukturës, bulevarde të reja dhe rreth rrethime, në sferën e komunikacionit, arsimit, sportit, kulturës, mirëqenies sociale dhe shumë sfera tjera. Në vend të fjalimeve të mëdha, unë dhe kolegët e mi kryetar komunash vendosëm për punët tona, punë këto të cilat flasin për njerëzimin dhe shohin ndjenjën, punë në vend të fjalëve. Shkupit i duhet një njeri punëtorë dhe jam këtu që të punoj për gjithë qytetarët, dëgjoj se si lavdërohen që do sjellin jetë dhe ajër në Shkup. Më 15 tetor do të arrijë përgjigja e qytetarëve”, deklaroi Trajanovski.

Ai para qytetarëve ka thënë se ata i pret një epokë e re që vjen, epokë e gjelbërimit, bulevarde të reja, parqe, salla dhe terrene sportive, duke numëruar kështu një numër të madh projektesh që ka bërë për qytetarët.