Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka vizituar fashtin Barilevë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Vllahiu ju premtoi qytetarëve trajtim të barabartë të pjesës rurale me atë urbane.

“Integrimi i qytetit me tërësinë e tij, kur pjesa rurale do të trajtohet barabarësisht me pjesën urbane edhe në shërbime edhe në përkujdesje do ta bëjë Prishtinën kryeqytet të qytetarëve të tij“.

Përfundimi i infrastrukturës, ndihmë bujqëve, prodhuesve përmes subnvencionimit, ndërtimi i serave, lehësime për taksa ishin disa nga premtimet e Vllahiut për këtë pjesë.

“Në Barilevë për t’i dhënë përkrahje dhe zgjidhje shqetësimeve të banorëve. Siguri për përfundimin e infrastrukturës, lehtësime për shërbimet publike. Ndihmë bujqve, blegtorëve, prodhuesve përmes subvencionimit, ndërtimit të serave, lehtësime në taksa per ta. Një treg i prodhuesve vendorë dhe garantim të prodhimeve vendore në zonën e Prishtinës që lidh qytetin. Rritje trefish të buxhetit aktual për bujqësinë dhe një fond të veçantë zhvillimor për bujqësinë. Hapje të perspektives për punësim“.