Me mijëra mërgimtarë vetëm sa kanë arritur në Kërçovë për të rishkruar sërish historinë shqiptare. Ata që japin vulën e fitores po ecin drejt Uskanës për të tronditur edhe një herë Gruevskin duke i thënë me votë se “jetën e japim Kërçovën e s’japim”.

Nga Amerika, Alaska, Australia dhe gjithë Evropa gati me 15 tetor do të ulën nga qielli e toka dhe do të ndalojnë në tokën shqiptare të Kërçovës.

Ata kanë dhënë nga vetja dhe vazhdojnë të japin për shqiptarinë, për Uskanën për Fatmir Deharin.

Dje në aeroportin e Shkupit kanë zbarkuar nga Zvicra qindra kërçovarë për të qëndruar një javë para fitores së madhe ku me 15 tetor në ora 19.00 të shpërthejnë bombën e gëzimit për një fitore të dytë dhe Uskana do të ngelet gjithnjë e shqiptarëve.

Kjo javë do të jetë java e Kërçovës me qindra autobus do të vërshojnë qytetin e historisë ku do të ndjehet fitorja një javë para votimeve.

Uskana me mërgimtarët do të vazhdojë të jetë në duart e sigurta në duart e Fatmir Deharit. /TetovaSot/