Dje (Tetor 11) midis orës 13 dhe 13.40 minuta, persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 64-vjeçari M.A nga Tetova, që ndodhet në rrugën ” Video Smilevski-Bato” në Tetovë.

Grabitësit kanë shfrytëzuar rastin e mungesës së familjarëve të shtëpisë në atë kohë, dhe me forcë kanë hapur derën e përparme dhe duke kontrolluar plotësisht brenda banesës dhe dhomën e gjumit, dhe prej raftit për mbathje kanë marrë: laptop, disa unaza ari, gjerdan prej “Swarovski” dhe disa unaza të tjera dhe bizhuteri, si dhe një telefon celular dhe dy orë për burra dhe një për femra.

Me grabitjen e bizhuterisë dhe sendeve të tjera, pa u vënë re nga askush, ata janë larguar nga apartamenti.

Pas inspektimit, do të përcaktohet fitimi total i pronës me të cilin autorët e kësaj vjedhje të rëndë kanë fituar në mënyrë të paligjshme dhe zbulimin e autorëve./TetovaSot/