Derisa tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut dita ditës janë duke u rritur, imitatorit Q Park i kishte ardhur në kokë një ide brilante – të shëtitet nëpër New York i veshur dhe maskuar si Kim Jong-un.

Q kishte veshur rrobat e njëjta sikur lideri i Koresë së Veriut, por ajo çfarë kishte fituar vëmendjen e kalimtarëve, ishte frizura dhe grimi që e bënte të dukej tamam sikurse “lideri suprem”, transmeton Telegrafi.

Pjesa e parë e videos është publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shihen reagimet e kalimtarëve të rastit derisa ai shëtiste i veshur sikur Kim Jong-un nëpër Harlem.

Shumica prej tyre kthenin kokën për ta shikuar pasi e kishin parë shpesh në televizion, por nuk e dinin saktësisht se si quhet.

Se si është dukur e gjithë ngjarja, shikoni videon e publikuar më poshtë.