Në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin e ri debativ të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, ‘Inside’, e udhëhequr nga Liridona Vejseli, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu shpalos planet dhe programin e tij parazgjedhor, si do të zgjidh ai problemet me të cilat përballen banorët e komunës së Çairit, shkruan Zhurnal.mk

Ganiu në emisionin ‘Inside’ të Zhurnal.mk flet edhe mbi sfidat me të cilat do të përballet nëse do të zgjidhet kryetar i komunës së Çairit ndërkohë që mundohet të arrsyetojë dhe përkrahjen se pse duhet dhënë atij banorët e kësaj komune.

Ganiu mes tjerave ka folur edhe për projektin e benefiteve të energjisë elektrike ndërkohë që projektin ai e ka gati vetëm se duhet të vihet në funksion.

“Ne me efikasitet energjetik kemi bërë disa shkolla dhe tash shohim benefitin është një projekt shumë i mirë dhe kam informata se një ndërtesë është realizuar dhe qytetarët janë të kënaqur dhe kuptohet që ne këtë projekt do e kemi një ndër shtyllat e para dhe do filloj të punojë në këtë drejtim në mandatin tim do bëj gjithë atë që e premtoj dhe këtu duhet edhe banorët të kenë miratim për këtë ide e projekt”, ka thënë mes tjerave Ganiu.

Ndërkohë që ai ka folur edhe për sportin si një lëmi që nuk duhet lënë anësh, e pasiqë i takon kësaj fushe, ai ka thënë se do jap ide dhe këshilla e sugjerime.

“Unë e dua dhe sektorin e sportit dhe mendoj që më takon të jap ide dhe sugjerime dhe këto ide duhet dhe këshilli komunal t’i miratojë”, sqaron mes tjerave kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu në emisionin ‘Inside’ në Zhurnal.mk

Comments are closed.