Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu,  i ka bashkëngjitur programit të tij për zhvillimin katërvjeçar të komunës edhe një projekt të ri.

Bëhet fjalë për një iniciative që lidhet me shkollat fillore, përkatësisht për sigurimin pa asnjë lloj pagese të ushqimit të nxënësve të ciklit të ulët në shkollat fillore të Çairit. Kjo masë merret për të lehtësuar buxhetin e familjeve dhe trajtim të barabartë të të gjithë nxënësve, pavarësisht se cilave shtresa iu përkasin.

Një iniciativë të ngjashme Ganiu e ndërmori edhe disa kohë më parë, kur premtoi që komuna do të mbulonte shpenzimet për pajisjen me mjete dhe artikujt e nevojshëm shkollorë për kategorinë e nxënësve që rrjedhin nga familje të varfëra.