BDI ka qenë vendimtare për formimin e Qeverisë reformiste dhe nuk veproi si lëvizja BESA, e cila natën e përgjakshme në Parlament, ikën menjëherë pasi u votua kryetari shqiptar i Parlamentit, ka thënë kandidati i BDI-së në Komunën e Çairit, Visar Ganiu në debatin parazgjedhor në emisionin Click Plus në TV21, duke ju përgjigjur akuzave të kandidatit të Lëvizjes BESA se BDI vazhdon koalicionin me VMRO.

Ganiu ka thënë është BDI ajo që kishte votat për koalicion me cilëndo parti maqedonase, por se vendosi të dëgjojë vullnetin e shqiptarëve dhe vendosi për Qeverinë reformiste të LSDM-së. “Çelësi i Qeverisë është në duart e BDI-së”, ka thënë Ganiu.