Kandidati për kreun e komunës Çair, Visar Ganiu, së bashku me familjen e tij ka zgjedhur të kalojë një të diel ndryshe. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe djemtë ai i është bashkuar aktivitetit që ka nisur të dielën në Shkup dhe shumë qytetarëve të tjerë në fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.
 “Ta ngjyrosim Tetorin me rozë” është aktiviteti që zhvillohet tradicionalisht në Shkup, nën organizimin e shoqatës “Borka”, në bashkëpunim edhe me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai në foto shihet i veshur me bluzat e “Borka” me shenjën dalluese fjongon rozë, që e mbajnë të gjithë aktivistët që i bashkohen misionit për të luftuar kancerin e gjirit. Në një foto të kornizuar me simbolin rozë dhe sloganin “Përpara rozë.
Ecni kundër kancerit të gjirit”, Visar Ganiu, së bashku me familjen i apelojnë të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e luftës kundër kësaj sëmundje. Në foto të tjera Ganiu është së bashku me aktivistë dhe përkrahës të kësaj nisme, mes të cilëve ambasadori amerikan Xhejms Bejli, përfaqësues të Borka, e të tjerë.  Kjo është hera e parë që e shohim kandidatin Ganiu jashtë ambienteve të komunës, por kjo zgjedhje e tij ka të bëjë me rëndësinë për t’u bashkuar në këtë aksion dhe në mesazhin që duhet t’iu përçohet edhe të gjithë qytetarëve të tjerë për luftën kundër kancerit të gjirit.