Një sasi e madhe drogë është kapur mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni policor. Në video shihni edhe pamjet e para nga ky aksion, që është ndërmarrë pas një hetimi prej më shumë se 1 viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka përfunduar me sekuestrimin e më shumë se 10 tonëve drogë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për “SYRI.net” se hetimet kishin nisur që 1 vit më parë, për të arritur në kapjen e kësaj droge. Në pranga janë vënë disa persona.

Mësohet se Policia është njoftuar në momentin e fundit, vetëm për të bërë ndërhyrjen, pasi ekzistonte frika e dekonspirimit të hetimit.