Sheki Useini

Periudhat zgjedhore janë gjithmonë sfiduese, edhe ate jo vetëm për kandidatët politik, por bile më tepër edhe për vetë votuesit në përgjithësi. Motivet dhe pritshmërite e tyre janë nga më të ndryshmet. Megjithate, ajo që më tepër mund ta udhëzojë votuesin e devotshëm në vendimmarrjen e tij është vigjilenca dhe syçeltësia kundrejt asaj se çka ka ndodhur deri tani, dhe asesi jo vetëm motivimi nga retorika e nxehtë e debateve dhe premtimeve të ndryshme. Në këta situata, votuesi sa më vigjilent të jetë dhe sa më të qartë ta ketë retrospektivën e tij, ai aq më tepër e rritë mundësinë që në periudhën e ardhshme të mos ndjehet i zhgënjyer apo i tradhtuar. Kjo vlen në veçanti atëherë kur në skenë garon kandidat i cili nuk është i njohur sa duhet për votuesin dhe i cili akoma nuk është i sprovuar me detyra të funksionit që i paraprin.

Mirëpo, sa i përket kësaj prizme, kjo për votuesit në komunën e Bërvenicës është fare lehtë. Kryetari aktual i kësaj komune, si dhe njëkohësht edhe kandidat për mandatin e rradhës, z. Enver Pajaziti bartë një bagazh të mbushur plot me dëshmi për punë të hajrit dhe faktike. Korrektësia politike, përkushtimi serioz ndaj detyrës, butësia e tij komunikative me banorët e komunës dhe realizimi i projekteve të shumta për fshatrat e kësaj komune, u shpërblye dukshëm dhe me meritë nga votuesit në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve lokale. Tani ngel që vetëm edhe njëherë kjo të rikonfirmohet dhe vuloset definitivisht edhe më fuqishëm më 29.Tetorë 2017. Besoj me bindje të thellë se vigjilenca dhe senzibiliteti i votuesve është i atij niveli tani, që padyshim do ta votojë përsëri kryetarin e deritanishëm, z. Enver Pajazitin.

Ajo që qartazi reflektohet nga e gjithë kjo është se z. Pajaziti simbolizon një model të suksesshëm të një udhëheqësi për një institucioni siç është Komuna. Profile të ngjajshme, pra me pjekuri profesionale dhe menaxhment të përshtatshëm për kushtet që janë tipike për rajonin, nuk mund të vërehen as në nivel shtetërorë. Karakteristika e kësaj qëndron në ate se kjo komunë në krye me z. Pajazitin mund të shërbej padyshim si model shembullorë i funksionalitetit të suksesshëm edhe për kryetarët e komunave mbarë shtetit.

Në kuptimin e gjërë të fjalës, nuk ka votues që nuk e çmon ndershmërinë, fleksibilitetin, veprimin konkret dhe përkushtimin.

„Vazhdojmë së bashku“ është një moto shumë e qëlluar dhe reflekton dukshëm energji pozitive. Megjithate, raundi i dytë është specifik dhe senzibël. Kjo ka të bëjë me ate se kandidati shqiptarë është në garë kundër një kandidati të bllokut maqedon. Kjo do të jetë një inspirim dhe njëkohësisht obligim që elektorati shqiptarë në mënyrë më të fuqishme ta mbledhë veten dhe ta rikonfirmoj dashurinë ndaj shqiptarit, respektivisht ndaj vetëvetes, pra duke votuar z. Enver Pajazitin. Kjo tanimë nuk është zgjedhje, pra të votosh për një shqiptarë, por kjo është kënaqësi. Edhepse e gjithë kjo situatë e krijuar i ngjason një „win-win“situate dhe asgjë të rrezikshme për z. Pajazitin, por megjithatë shqiptarët kanë mundësinë që në mënyrën më të kristaltë dhe dinjitoze të dëshmojnë se kur bëhet fjalë për njeriun tonë, atëherë të gjithë jemi NJË. Shqiptari tradicionalisht nuk urren askend, por të vetin e don ma shumë. Pra, vigjilenca kundrejt asaj që është domethënëse nuk është vetëm veprim, por edhe obligim!