Hajnat kanë hyrë në shtëpinë e Mariah Carey, kështu duke vjedhur gjëra në vlerë prej 50,000 dollarësh.

Sipas policisë rreth orës 03:00 pas mesnatës hajnat kanë hyrë në shtëpinë e Carey, përmes një dritare në katin e dytë.

Për çudi hajnat nuk kishin marrë aksesorët e shtrenjte të këngëtares por çanta dhe syze, që arrijnë vlerën deri në 50,000 dollarë.

Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.

Në atë kohe askush nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa Mariah Carey ishte në New York.