Dua Lipa është një prej këngëtareve më përfolura shqiptare në botë.

Këngëtarja shqiptare ka nisur një turne me koncerte anembanë Mbretërisë së Bashkuara në saje të sukseseve me hitet.

Një i tillë është edhe kënga “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 353 milionë herë në YouTube.

Kjo ka bërë që të krijohen edhe shumë video montazhe me këtë hit të këngëtares shqiptare.

Në fakt, Maestro Zikos ka bërë një montazh të këngës së Dua gjersa në prapavijë shihet duke e kënduar presidenti amerikan, Donald J. Trump.

 

I love this 😂❤️ Via @hotvocals Credit: @maestroziikos #hotvocals #newrules #dualipa

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Natyrisht, kjo video ka marrë komente pozitive të artistëve shqiptarë, ku modelja Agnesa Vuthaj e ka ndarë me ndjekësit në Insgram. Ndryshe, Dua është nominuar në tri kategori të ndryshme të “MTV Europe Music Awards”, përkatësisht në “Best New”, Best “UK & Ireland” dhe “Best Look”. Theksojmë se ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA mbahet më 12 nëntor në Londër.

Last night was magic. Night 1 of The Self-titled tour Brighton. #NewRules (video by @y_albusairi )

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on