Krerët e gjykatave kryesore në vend do të jenë të parët që do të hetohen nga organet e Vetting-ut në lidhje me pasuritë e tyre. Për Klan Plus janë prononcuar Bashkim Dedja, Sandër Simoni dhe Xhezair Zaganjori.

Ata u bëjnë thirrje të korruptuarve në drejtësi të tërhiqen para se mbi ta të bien pasojat e procesit që do t’i ndëshkojë për pasuritë e vëna në kundërshtim me ligjin, gjatë ushtrimit të detyrës.

“Vettingu është një detyrim ligjor që duhet të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, ai që e ndjen veten që është i kërcënuar nga vetingu duhet të largohet me dëshirë mos të presi ta largojnë të tjerët”, tha Dedja.
Ndërkohë pritet që procesi të nisë më 1 Nëntor dhe subjekti i parë do të jenë Kryeprokurori Adriatik Llalla, Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe  ai i gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. /b.d