Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në tri prej gjashtë qendrave rajonale të Kosovës, tregojnë rezultatet e exit-pollit të realizuar nga “Klan Kosova”.

Sipas këtij exit-polli, Vetëvendosje ka arritur të shkojë në balotazh në Komunën e Gjilanit, Komunën e Prizrenit dhe në Komunën e Prishtinës, raporton Insajderi.

Në Prishtinë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje do të sfidohet nga kandidati i LDK-së, Arban Abrashi,

Në Komunën e Gjilanit, kandidati i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi do të sfidojë në balotazh kryetarin e deritashëm, Lutfi Hazirin nga LDK.

Në Prizren, kandidati i VV-së Mytaher Haskuka do të sfidojë atë të PDK-së, Shaqir Totajn.