Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, shkruan Periskopi.

Në një njoftim për media, VV e quajti të papranueshëm sulmin, ndërsa kërkuan nga organet e rendit që ta hetojnë rastin.

Lexoni të plotë reagimin e tyre:

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon rëndë sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Ky është i papranueshëm dhe duhet të hetohet e dënohet sa më parë prej organeve të rendit. Lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale.

Ngjarjet e tilla nuk bën të ndodhin dhe duhet të dënohen nga të gjithë. Liria e shprehjes duhet të jetë e garantuar edhe si fakt e realitet, jo vetëm në tekstet e këtij shteti të dobët.

Një vend i pasigurt për gazetarët, është i pasigurt për të gjithë.

I urojmë z. Kajtazi shërim dhe që ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje. Duhet të gjejë forcë që të mos dorëzohet para këtyre veprimeve kriminale.