Nga 677496 vota të numëruara, shihet se rënien më të madhe e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Tani kur kanë mbetur edhe rreth 15 % të votave të pa numëruara, Lëvizja Vetëvendosje shihet se ka humbur rreth 100 mijë vota, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte fituar gjithsej 200, 135 vota në zgjedhjet e përgjithshme ose 27,49%, kurse tani ajo ka arritur të ruaj vetëm gjysmën e tyre. Në këto zgjedhje, kur numërimi po shkon drejt fundit, Lëvizja Vetëvendosje po del se është humbësja më e madhe.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 108 865 vota ose 16,1%.