Veteranët dhe invalidët e UÇK’së do të protestojnë ditën e nesërme në Prishtinë.

Veterani Agim Hoti, njoftoi se nesër veteranët dhe invalidët e UÇK’së do të mbajnë protestë për të kërkuar miratimin e buxhetit për pagesat e veteranëve.

Protesta do të mbahet në ora 11:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Sipas njoftimit  protestuesit do të nisën nga Skenderaj për në kryeqytet.

Hoti për rtv21.tv tha se për protestën janë njoftuar edhe organet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.