Rreth 49 për qind e subjekteve afariste në Maqedoni kanë ueb faqe. Prej tyre 80 për qind vendosin linqe-referenca në profilet e tyre në mediat sociale, ndërsa 21 për qind sigurojnë porositje ose rezervim online.

Siç kumtoi Enti shtetëror për statistikë,duke iu referuar të dhënave nga janari i vitit 2017, qasje me shtrirje të gjerë në internet, përmes koneksionit fiks ose mobil, kanë pasur 91,2 për qind nga subjektet afariste me dhjetë ose më shumë të punësuar.

Qasje në internet përmes pajisjes bartëse, duke përdorur rrjet të telefonit celular (3G/4G) kanë pasur 63 për qind nga subjektet afariste. Një tip të këtillë të ndërlidhjes mobile në internet përmes pajisjeve bartëse noutbuk, laptop, smartfon, telefon PDA,… për dedikim afarist kanë shfrytëzuar 14,5 për qind nga të punësuarit në subjektet afariste, ndërsa 54,2 për qind kanë shfrytëzuar media sociale Facebook, LinkedIn, Twitter, Present.ly, YouTube, Flickr, Picassa, pajisje Wiki,…, respektivisht kanë pasur profil shfrytëzues, llogari ose licencë për shfrytëzim të mediave sociale.

Në vitin 2016, 10,3 për qind e subjekteve afariste me 10 ose më shumë të punësuar kanë zhvilluar e-tregti, kanë blerë ose kanë shitur mallra ose shërbime përmes rrjeteve kompjuterike (ueb ose EDI. Me këtë rast-e-shitje kanë realizuar gjashtë për qind, ndërsa e-blerje 5,8 për qind.