Trajneri  i Tottenham Hotspur-it, Mauricio Pochettino ka insistuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë të rivalizojë dy ekipet me fuqi të madhe ekonomike, si Manchester United dhe Manchester City.

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho shpenzuan shuma të mëdha parash gjatë afatit kalimtar të verës, për të transferuar disa nga lojtarët më të talentuar në botë në qytetin e Manchesterit, shkruan KosovaPress.

‘Djajtë e Kuq’ shpenzuan rreth 164 milionë funta për transferimin e tre lojtarëve, Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof, ndërsa ‘Qytetarët’ shpenzuan 240 milionë funta për transferimin e gjashtë lojtarëve si, Benjamin Mendy, Kyle Walker, Bernardo Silva, Danilo, Ederson dhe Douglas Luiz.

“Dallimi në mes të ekipeve në Premier Ligë është se ka ekipe si United dhe City, të cilat mund të blejnë cilndo lojtar që dëshirojnë dhe kur të dëshirojnë, e pastaj janë ekipet e tjera të mëdha, si ne, që duhet të transferojnë kur të munden, dhe kë të munden. Ka dallim të madh në ditët e sotme”, ka theksuar Pochettino.