Të gjesh një vajzë për tu dashuruar është ndër gjërat më të vështira në malet e Madagascar të Afrikës. Për shekuj, meshkujt e Betsileu kanë gjetur një zgjidhje që duket mjaft e rrezikshme.

Ata përleshen me demat që të fitojnë besimin e ndonjë vajze. Pa marrë asnjë masë mbrojtëse, meshkujt rrezikojnë jetën e tyre duke u munduar që të mbahen sa më gjatë te demi.

Femrat joshen nga forca dhe trimëria e meshkujve të zonës vetëm kur i shohin duke luftuar me dema. Kafshët nuk lëndohen në asnjë moment pasi njerëzit e zonës i konsiderojnë si qenie të shenjta. Përleshja përfundon vetëm pasi demi është i lodhur ose kur ndonjë është lënduar.