Prej disa kohësh këngëtari Vedat Ademi së bashku me familjen e tij është zhvendosur në SHBA.

Aktualisht bashkëshortja e tij Dorela është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, i cili do të jetë sërish djalë.

Duket se edhe pak kohë do të duhet që vëllai i vogël i JonArt të vij në jetë dhe për këtë arsye ata kanë organizuar një “babyshower” mjaft të këndshëm me miq dhe të afërm.

Ja si duket bashkëshortja e këngëtarit të njohur në muajt e fundit të shtatzënisë. Vedat Ademi është mjaft i njohur dhe i pëlqyer në vendin tonë për muzikën që ai bën.

Gjithashtu kujtojmë se Ademi ka publikuar klipe edhe duke qenë jashtë vendit.