Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka vdekur edhe një fëmijë i porsalindur. Bëhet fjalë për vdekje që vjen nga helmimi i gjakut që ndryshe njihet si sepsa. Fëmija që tanimë ka ndërruar jetë është lindur nga një nën 16-vjeçare.

Nëna e re ka lindur binjakë, kurse fëmija i mbijetuar është në kujdes intenziv dhe për të thuhet nga spitali se është në gjendje stabile.