Një vajzë 9-vjeçare ka vdekur pasi kushërira e saj mbipeshë ishte ulur mbi të për ta ndëshkuar.

Veronica Green Posey, e cila është 64-vjeçare dhe peshon 147 kilogramë, akuzohet për vrasje pa paramendim për vdekjen e Dericka Lindsay, transmeton Express.

Policia në Escambia County të SHBA-së thonë se Posey u ulë mbi Lindsay për ta ndëshkuar atë për humbje të kontrollit.

Ndërsa, prindërit e Lindsay akuzohen për neglizhencë pas incidentit.

Hetuesit thonë se Lindsay i kishte thënë Posey dhe prindërve të vet se nuk po mundej të merrte frymë për rreth 10 minuta pasi Posey i kishte hipur përmbi, por Posey kishte vazhduar të qëndronte mbi të për edhe dy minuta të tjerë.

E kur ishte çuar, vajza nuk po merrte më frymë.