Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim në Saraj.

Lëvizja BESA sot organizon takim me banorët në Studeniçanit.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Pllasnicës, ndërsa tubime në Makedonski Brod dhe Kërçovë..

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në takime me qytetarët e Dollnenit dhe Krivogashtanit ndërsa mitingje do të mbajnë në Krushevë dhe Prilep.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor, filloi më 25 shtator, ndërsa përfundon më 13 tetor në orën 24.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote do të kenë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.