Në vendvotimin 0951 në Kriva Pallankë për shkak të problemeve teknike, votimi do të vazhdohet për një orë, informojnë nga KKZ-ja.

“Në vendvotimin 0951 ku votojnë banorët e lagjes Bagllak është konstatuar problem teknik, dy fletëvotime për kryetar komune janë më shumë dhe kështu për shkak të kësaj pati ndërprerje në votim, për sa edhe do të vazhdohet koha për votim. Kemi kryer inspektim si komision komunal zgjedhor, votimi zhvillohet pa pengesa, ndërsa është njoftuar edhe KSHZ-ja”, informoi Dushko Arsovski, kryetar i KKZ-së Kriva Pallankë.

Në këtë vendvotim, votimi do të zgjasë deri në orën 20:00, ndërsa në listën zgjedhore janë regjistruar 901 votues për vendvotimin 0951.