Të gëzuar dhe falenderues për punën që z.Ruzhdi Lata si kryetar komune ka bërë për lagjen Varosh, banorët e asaj lagje sot pritën krahapur kryetarin e komunës, njëherit edhe kandidatin për kryetar komune, z.Ruzhdi Lata të shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltarë, z.Fuat Spahiu dhe antarë të tjerë të listës për këshilltarë.

Ata ishin tepër mirënjohës për rregullimin e një problematike me të cilin gati një shekulli përballeshin banorët e asaj lagje, siç është rregullimi i Proit të Vakofit, problematikë e cila krijonte rreziqe permanente për banorët e asaj lagje, si përmes vërshimit dike shkatërruar objektet ashtu edhe epidemive që sillte nga papastërtia.
Gjithashtu ata e falenderuan z.Lata për rregullimin e të gjithë rrugëve dhe rrugicave të asaj lagje.
Ndërsa kryetari Lata, në fjalën e tij falenderoi banorët e lagjes Varosh për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë pasur në funksion të punëve që janë bërë. Në fund të takimit , z.Lata i siguroi banorët e lagjes se investimet do të vazhdojnë në këtë lagje edhe në katër vitet e ardhëshme në bashkëpunim dhe mirëkuptim me to.