Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangellovski dhe udhëheqësi i Shërbimit për informatikë i Gjykatës Supreme dje kanë qenë për vizitë pune në Gjykatën Themelore Gjevgjeli që të kryejnë kontroll në funksionimin e sistemit AKMIS.

“Pas marrjes së raportit nga analiza e funksionimit të sistemit AKMIS do të sillen konkluzione adekuate, për të cilët opinioni do të informohet”, njoftuan sot nga Gjykata Supreme.

Lloji i këtillë i vizitave të punës, siç theksojnë, janë planifikuar në periudhën e ardhshme në të gjithë gjykatat në Republikën e Maqedonisë.

Nga Gjykata Supreme njoftojnë se bëhet fjalë për aktivitete të zakonshme në drejtim të përmirësimit të funksionimit të sistemit AKMIS.