Analisti politik Valon Bela në emisionin Clik Plus të televizionit 21, theksoi se Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja BESA me koaliconin e tyre kanë bërë autogol.

“Dy partitë të cilat kanë arritur të bëjnë koalicon gjegjësisht Alenaca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA kanë shënuar një autogol. Për mua si politolog është komike sepse ne politikë çdo send përçon mesazh, edhe lëvizjet e trupit që quhet “Body language” madje edhe vendimet e marra nga vetë partitë politike, kështu i bie se ne dy parti po bëhemi bashkë, ta sfidojmë apo ta konkurojmë një parti, e që me automatizëm e pranon se BDI-ja është partia më e madhe në vend”, theksoi Valon Bela./TetovaSot/