Kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e festës kombëtare kineze i dërgoi urim kryeminsitrit të Këshillit shtetëror të Republikës Popullore të Kinës, Li Keçiang.

“Më paraqet nder dhe kënaqësi të posaçme, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emër tim personal, të Ju uroj për festën kombëtare të vendit Tuaj dhe t’Ju dërgoj dëshira të sinqerta për përparim të gjithasnmshëm dhe mirëqenie të vendit mik, Republikës Popullore të Kinës. Do të dëshiroja ta shpreh bindjen time se trendi në rritje i zhvillimit të marrëdhënieve, dialogu i sinqertë dhe këmbimi i takimeve të nivelit të lartë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, edhe më tutje do të vazhdojë”, thotë Zaev në urim.

Sinqerisht i gëzohem, shton kryeministri i Maqedonisë, takimit tonë në nëntor në Budapest gjatë Samitit të ardhshëm të 6-të të shefave të shteteve dhe qeverive në kuadër të bashkëpunimit të RP të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe për mundësinë që për herë të parë të tkaohemi dhe drejtpërdrejtë të këmbejmë mendime për perspektiva të reja për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm mes vendeve tona miqësore.