Jose Mourinho ka filluar të mendojë për përforcimin e skuadrës gjatë muajit janar

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e dëshiron në skuadër mesfushorin fantastik të Valencias, spanjollin Carlos Soler.

Sipas The Sun, Unitedi do të kërkojë transferimin e spanjollit në muajin janar të vitit 2018.

Për shërbimet e Soler skuadra angleze ka bërë gati një ofertë prej 34 milionë eurove, me lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2021.

Solerin e duan edhe dy gjigantët Real Madrid dhe Barcelona